Gjilan

VV në Gjilan organizon pikë grumbullimi në ndihmë qytetarëve pas tërmetit në Shqipëri

Tërmetet e mbrëmshme në Shqipëri kanë tronditur vendin. Deri më tani ka qindra të lënduar dhe një numër të të vdekurve. Ka shumë qytetarë pa strehë mbi kokë. Fatkeqësisht pritet të rritet shumë shpejtë numri i viktimave.

Prandaj, Qendra e Lëvizjës VETËVENDOSJE! organizon pikë grumbullimi, në zyren tonë në Gjilan, për grumbullimin e gjërave elementare sic jane uji, ushqimi (preferohet i konzervuar ose i thate qe te zgjas me shume), rrobat per cfaredo moshe, batanije/qebe, jastek, barna (paracetamol dhe vitamina).

Pas grumbullimit do te transportohen ne Shqiperi ne vendet ku gjindet nevoja.

Nëse dëshironi të ndihmoni ju lutem të telefononi në numrat kontaktues:
045 626 400
045 588 285

You Might Also Like