Gjilan

Pensionohet Nebi Hasani, zyrtar i Gjendjes Civile në Administratën e Përgjithshme të Gjilanit

Gjilan, 11 nëntor / Pas dyzet vitesh shërbim në Komunën e Gjilanit, respektivisht në sektorin e Gjendjen civile të Administratës komunale, është pensionuar zyrtari Nebi Hasani.

“Në shenjë falënderimi ndaj kontributit të dhënë në gjendjen civile nga zyrtari Nebi Hasani, në emër të Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i kemi ndarë mirënjohje për katër dekada angazhimi në administratën komunale, duke shërbyer si shembull për gjeneratat e reja që i janë bashkëngjitur apo synojnë t’iu bashkohen institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Drejtoresha Doruntina Hasani.

Nebi Hasani është vlerësuar për profesionalizmin e tij, kulturën dhe bashkëpunimin e pakursyer ndër vite. Ai ka falënderuar familjen, kolegët, Kryetarin e Komunës dhe Drejtoreshën e Administratës, për bashkëpunimin dhe vlerësimin ndaj tij, si njëri ndër zyrtarët më me përvojë në administratë.

“Këto ngjarje duhet të shërbejnë si momente reflektimi për të gjithë ne, pasi që vitet kalojnë shumë shpejt dhe përpos obligimeve ligjore që kemi në raport me pozitën që ushtrojmë, kemi obligim moral për ndërtim të komunikimit të çiltër ndër njerëzor në mënyrë që secili na kolegët me të cilët kemi bashkëpunuar të kenë kujtime të mira për të ndarë me njëri-tjetrin” ka thënë Drejtoresha Hasani.

Më tutje Drejtoresha i ka uruar zyrtarit Hasani pensionim të mbarë e shëndet të plotë pranë familjes, miqve dhe personave më të dashur për të.

You Might Also Like