Bujqësi

Kryetari Haliti vizitoi fermerët me rastin e fillimit të fushatës së korrje-shirjeve

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira dhe të tjerë, vizituan sot fermerët gjatë procesit të korrje-shirjeve në territorin e Komunës së Vitisë.
Gjatë vizitës, ai u ndal te fermeri vitias, Bekim Metallari, i cili këtë vit kultivon rreth 77 hektarë tokë të punueshme, prej të cilave 45 hektarë janë të mbjella me grurë. Gjithashtu ata vizituan edhe fermerë të tjerë si Shkelzen Lamallari dhe pronarë të autokombanjereve si Ahmet Krasniqi
Me këtë rast u bë e ditur se sivjet janë të mbjella rreth 3 mijë hektarë me grurë, ndërsa rendimentet mesatare pritet të jenë 4.000–4.500 kilogramë për hektar. Drejtori Naim Pira njoftoi se çmimi i rekomanduar për korrjen e grurit është 140 euro për hektar, me mundësi të negocimit të çmimit ndërmjet fermerëve dhe pronarëve të kombajnave. Kryetari Haliti u uroi fermerëve një sezon të mbarë, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e tyre në zhvillimin e bujqësisë. Ai gjithashtu bëri apel për kujdes maksimal dhe shmangie të ndezjes së zjarreve pranë sipërfaqeve bujqësore, me qëllim që fushata e korrje-shirjeve të zhvillohet pa probleme.Aziz Zuka

You Might Also Like