Bujqësi

Kryetari Hyseni, hap fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

Ka nisur fushata e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit për këtë vit në Komunën e Gjilanit.
Për të parë nga afër nisjen e kësaj fushate, në fshatin Zhegër, ishin edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Bujqësisë, Driton Sylejmanin.
Ai tha se në fushat e korrje-shirjeve, aty ku sigurohet buka jonë.
“Kalova një ditë të shkëlqyer në terren me bujqit tanë punëtorë. Patëm kënaqësinë të takonim Alfonsin, me të cilin biseduam nga afër për punët e mëdha që po bëhen në këto 75 hektarë tokë të mbjella me grurë e misër”, tha Alban Hyseni..
Kryetari i Komunës së Gjilanit, theksoi se sfidat e tyre janë edhe tonat, prandaj përkushtimi i tij dhe i komunës mbetet maksimal.
“Do të jemi gjithmonë pranë tyre me subvencione dhe lehtësime për çdo hap. Paçi korrje të mbarë dhe plot bereqet në familjet tuaja”, tha kryetari Hyseni.

You Might Also Like