Gjilan

Ka ndërruar jetë gazetari Nexhmedin Ymeri

Eshtë ndarë nga jeta në  moshën 77-vjeçe, Nexhmedin Ymeri, ish-gazetar e redaktor i Radio-Gjilanit.

Në këtë radio, ai punoi që nga fillimi (1974).

Nexhmedin Ymeri, njëherësh edhe ish-aktor dhe zëdhënës i Teatrit të Gjilanit, ka ndërruar jetë sot (14 korrik 2026), pasi e humbi betejën me sëmundjen.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja Ymeri përmes një njoftimi, duke shprehur dhimbjen për humbjen e më të dashurit të tyre.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot, më 14.07.2026, pas një beteje me sëmundjen, ndërroi jetë babai ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri. Me fjalë nuk mund të përshkruhen veprat dhe mirësia jote. Ato do të mbeten dëshmia më e bukur e jetës që ke jetuar. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Allahu të mëshiroftë dhe të shpërbleftë me Xhenetin Firdeus”, thuhet në njoftimin e familjes.

Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, pas namazit të ikindisë, në orën 16:30.

You Might Also Like