Tre Fiori është një ekip modest nga San Marino, i cili do të përballet me FC Dritën në kuadër të Europa Conference League.
Ndonëse i formuar në vitin 1949, me emrin e plotë Società Polisportiva Tre Fiori nga Fjorentina, që është qendër komunale e Republikës së San Marinos, njërit prej vednit më të vogël në Evropë. Komuna e Fjorentinës ka 2056 banorë.
Klubi nuk shquhet për ndonjë sukses të madh në garat evropiane, ngase vetëm dy herë ia kishte dalë të kalojë ndonjë xhiro në kupat evropiane. Ekipi përbëhet nga lojtarë vendorë dhe ndonjë italian, kurse lojërat si vendas i luan në stadiumin e vet, i cili nuk ka më shumë se 700 ulëse.
Ndeshja Tre Fiori – Drita do të zhvillohet më 6 gusht 2026 me fillim në ora 21. /kryelajmi.com/.





