Futboll

Ja kush do të udhëheqë Dritën ndaj Tre Fiori

Pas shkarkimit të Zekirija Ramadanit dhe largimit të ndihmësit të tij Sadat Shahinit, klubi ka vendosur ti besoj ndihmësit të dytë, Visar Sermaxhajt, një figurë e shquar e futbollit gjilanas dhe Dritës.

Sermaxhaj gëzon respekt tek klubi, lojtarët por edhe tifozët dhe ky do të jetë një shans i mirë për të demonstruar se edhe trajnerët e rritur brenda klubeve vendore janë të aftë të udhëheqin një klub siç është Drita.

Nuk ka ende konfirmim se Sermaxhaj do të mbetet më gjatë në këtë pozitë, por nëse rezultatet dhe loja janë aty, ne urojmë që klubet vendore më në fund do të kthejnë kokën në drejtim të organikës së klubit, para se të dalin në treg për të kërkuar trajnerë e lojtarë të huaj.

💪

You Might Also Like