Ka nisur asfaltimi i rrugës që dërgon nga fshati Llovcë që dërgon në Kokaj e më pas në Renatoc, që është fshat në kufi.
Asfaltimi i kësaj rruge është me interes të veçantë për banorët e brezit kufitar, ngase qarkullimi ishte i vështirë sidomos gjatë të reshurave dhe sidomos gjatë dimrit. Me herët shumë domethënëse ishte asfaltimi dhe zgjerimi i rrugës që shpinte nga Pogragja deri në dalje të fshatit Llovcë. Tashti, asfaltimi ka vazhduar edhe disa kilometra më tej drejt fshatit Kokaj e prej aty deri në Renatoc e që është me interes të madh e për fshatrat tjera matanë kufirit që i përkasin komunës së Preshevës. /kryelajmi.com/.




