Drita ka shënuar një fitore të vlefshme në xhiron e tretë të këtij kampionati, që mund të cilësohet fitore e këndelljes pas largimit nga Europa Conference League.
Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes Vushtrria – Drita, e cila po luhet në Hajvali. Ka qenë kjo një pjesë e parë monotone, pa shumë raste e me gabime të shumta, në të cilën raste më të mira për të shënuar pati ekipi i Dritës. Shkaku i disa zhvillimeve në publik, ndeshja në fund është shtyrë për 13 minuta, por gola nuk pati.
Rastin më të mirë në këtë pjesë të parë e pati Igball Jashari në minutën e 15 të shtesës, por nga një pozitë ballore në vend që të qëllojë portën e zbraztë gjuajti mbi të.
Në pjesëlojën e dytë Drita sulmoi më tepër por, pa ia dalë që të shënojë. Edhe në këtë pjesë të lojës rastin më të mirë në minutën 71 e pati Igball Jashari, por sërish nga një pozitë e mirë gjuajti mbi portë.
Në mungesë të golave, kryetrajneri i Dritës Ardian Nuhiu bëri pesë zëvëndësisime, kryesisht me lojtarë ofenzivë dhe kjo iu shpagua në minutët 77, kur pas një harkimi nga e djathta të Hajdin Salihut, Arb Manaj më së larti kërceu me kokë dhe e dërgoi topin në këndin majtë të epërm të portës së Vushtrrisë për 1:0.
Në minutën 82, punët u lehtësuan edhe më tepër për Dritën, ngase boshnjaku Haris Idrisagiq është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje në Jasharin dhe Drita deri në fund pati një lojtar më tepër në fushë, gjë të cilën Drita diti ta menagjojë deri në fund. /kryelajmi.com/.





