Feronikeli ’74 ka bërë befasinë ndoshta më të madhen në këtë pjesë të kampionatit, duke mundur Dritën me rezultat minimal 1:0 e që janë pikët e para të këtij ekipi në këtë kampionat. Ky rezultat është zhgënjimi më i madh i Dritës, që sivjet nuk po shënon rezultate të mira
Ekipi vendas që sivjet nuk ka marrë asnjë pikë dhe ka shënuar vetëm një gol, marrë në tërësi ka qenë më i mirë se Drita, duke treguar lojë më të mirë.
Në këtë pjesë të lojës duhet veçuar vetëm në rast të mirë, atë të Albin Prapashticës në minutën 38, gjuajtjen e të cilit arriti t’a ndalë portieri Faton Maloku.
Në minutën 47 erdhi një dush i ftohtë për Dritën, kur pas një shërbimi nga brendia, Avni Selmani u tregua më i shpejtë se Ismajl Geci dhe Oouvuka dhe me një gjuajtje të saktë për tokë qëlloi këndin e poshtëm të djathtë të portierit Faton Maloku për rezultatin 1:0.
Pas golit të pranuar, tek Drita është vërejtur një angazhim paksa më i madh dhe në dy raste ka rrezikuar Ouvouka, por në njërën nga gjuajtjet e tij intervenoi portieri Kolaj e në rastin tjetër ai nuk ishte i saktë.
Në minutën 82, Feronikli ka patur rast shumë të mirë për të shtuar epërsinë, por Zogu ndonëse ishte i vetmuar gjuajti mbi portë. Në minutën 85 gjuajti edhe Cervadiku, por kësaj radhe portieri Maloku arriti që të të prit këtë gjuajtje.
Deri në fund Drita u mundua, por pa ia dalë që të shënojë. /kryelajmi.com/.





