Futboll

Shtatë lojtarëve të Gjilanit t’u mundësohet karantinimi në klub

Shtatë lojtarët e Gjilanit që janë vendosur në masa karantinimi, po kërkohet që të kthehen në Gjilan dhe një gjë të tillë e ka kërkuar kreu i komunës, Lutfi Haziri, që ka thënë se ata do të vendosen në karantinën e klubit. Haziri beson se gjatë ditës së sotme do të gjendet zgjidhja.

“Nuk ka logjikë që lojtarët do të vendosen në karantinë sportive sipas rregullave të UEFA-s për fillimin e kampionatit, që janë të ashpra të mbahen në qendra kolektive të karantinimit dhe t’i krijojnë probleme sektorit të madh të sportit, i cili po pritet të normalizohet gjatë kësaj faze menaxhimit të pandemisë”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit që ka kërkuar të mos dilet pa arsye dhe pa nevojë, sepse kanë mbetur edhe pak ditë deri në kthimin e normalitetit./kryelajmi.com/.

You Might Also Like