Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arianit Sadiku, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Agjenda e Gjelbër – sfidat dhe të arriturat në rajonet Lindje dhe Juglindje”.
Në fjalën e tij, nënkryetari Sadiku theksoi rëndësinë e Agjendës së Gjelbër për zhvillimin e qëndrueshëm dhe prezantoi disa nga projektet e realizuara dhe ato që janë në proces nga Komuna e Gjilanit, përfshirë:
– Impiantin për trajtimin e ujërave të zeza;
– Masat e efiçiencës së energjisë në objektet publike;
– Krijimin e parqeve dhe hapësirave të reja të gjelbra.
Këto projekte ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit, rritjen e cilësisë së jetës dhe arritjen e objektivave të Agjendës së Gjelbër.
Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që kontribuojnë në një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët




