OPINION

ASFALTOHEN RRUGËT, POR KU PO MBETET INFRASTRUKTURA PËRCJELLËSE?

Shkruan: Bashkim Isufi

Asfaltimi i rrugëve është investim i rëndësishëm për qytetarët, por infrastruktura rrugore nuk përfundon vetëm me shtrimin e shtresave të asfaltit.

Infrastruktura rrugore duhet të projektohet dhe të ndërtohet në përputhje me standardet teknike në fuqi, duke përfshirë edhe elementet përcjellëse, si trotuaret, ndriçimin publik dhe sistemet për largimin e ujërave atmosferike.

Nuk mund të krenohemi vetëm me kilometrat e asfaltuar, kur në shumë rrugë mungojnë elementet e domosdoshme të infrastrukturës përcjellëse.

Ligji Nr. 08/L-275 për Rrugët, në nenin 9, përcakton se rrugët publike duhet të jenë të projektuara, ndërtuara, rindërtuara dhe të mirëmbajtura sipas standardeve në fuqi.

Fotografitë e publikuara në rrjetin social Facebook nga Drejtoria për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim, lidhur me fillimin e asfaltimit të rrugëve në fshatin Livoç i Epërm, ngrenë disa çështje që kërkojnë sqarim:

1. Ku është paraparë hapësira e dedikuar për lëvizjen e këmbësorëve?
2. A do të sistemohen dhe stabilizohen pjesët anësore të rrugës pas përfundimit të asfaltimit?
3. A janë përfshirë në projektin teknik të gjitha elementet e nevojshme të infrastrukturës përcjellëse?

Investimet publike nuk duhet të maten vetëm me kilometrat e asfaltuar, por edhe me cilësinë, funksionalitetin dhe sigurinë që u ofrojnë qytetarëve.

Qytetarëve u nevojiten rrugë të kompletuara, funksionale dhe të sigurta, jo vetëm sipërfaqe të mbuluara me asfalt.

You Might Also Like