Futboll

Prishtina nuk lëshon pikë as në Gjilan

Skifterat, tifozët më të flaktë të Gjilanit, në mesin e tyre nuk do të kenë njërin nga tifozët më të flaktë, Arianit Robelli, i cili ndërroi jetë ditë më parë nga një sëmundje e rëndë.

Ende pa nisur ndeshja Gjilani – Prishtina, lojtarët e të dy ekipeve kanë vendosur lule pranë fotografisë së Arianit Robellit, derisa shikuesit kanë ngritur një baner të punuar enkas me foton e Arianit Robellit.

Ndeshja Gjilani – Drita ka nisur me një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës të këtij djali shumë të mirë, i cili gjithnjë do të mbetet në zemrat e Skifterave.

Me të nisur loja, Gjilani ka patur një rast shumë të mirë për të shënuar, kur Bilalli shpërtheu nga e majta, por portieri i Prishtinës ia doli që të mbyllë këndin dhe të evitojë golin.

Në minutën 22 erdhi rasti më i mirë për Gjilanin, kur pas një goditje dënimi nga e majta që e dha Thaqi, në anën tjetër më së larti kërceu Limani që gjuajti me kokë në anën e zbraztë të portës, por vetëm fati e shpëtoi Prishtinën, ngase topi shkoi jashtë shtyllës së majtë.

Pas sulmeve të Gjilanit, në minutën 29 Prishtina organizoi një sulm nga majta, kur Diatta bukur shpërtheu, gjeti Fazlijën në mes, i cili pa u hamendur gjuajti, topi pak u devijua sa për të hutuar edhe Qoriqin, i cili bart një pjesë të fajit në këtë gol të pranuar 0:1.

Nuk ka shkuar shumë kohë dhe në minutën 34 Gjilani ia ka dalë që të barazojë. Në minutën 34, Ibrahimi ka shpërthyer nga e majta, ka pasur mirë për Thaqin e ky gjeti Boshnjakun që po vinte me vrap dhe qëlloi me të parën, duke gjetur këndin e poshtëm të djathtë të Prishtinës për rezultatin 1:1.

Në minutën 45, Albin Krasniqi tentoi me të djathtën, por topi shkoi për pak jashtë portës. Krejt në fund gjuajti edhe Arianit Fazlija, por topi sërish shkoi jashtë.

Në pjesën e dytrë rastin më të mirë e pati Prishtina, kur pas një harkimi nga e djathta, Qoriq e lëshoi portën e me kokë gjuajti Kryeziu, por topi shkoi mbi portë.

Gjilani ka pësuar gol në minutën 66, kur pas një harkimi nga këndi të Selmanit më së larti u shkëput Poçi, i cili gjuajti me kokë dhe qëlloi mu mesin e portës për rezultatin 1:2. Në minutën 77, në kontaktin e parë me topin ka mundur të shënojë Blend Baftiu, por topi i gjuajtur nga ai, për pak ka përfunduar skaj shtyllës së djathtë.

Gjilani ishte me një lojtar më shumë në fushë që nga minuta 83, ngase Saletiq u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, mirëpo edhe pse gjyqtari dha gjashtë minuta shtesë, Gjilani me gjithë trysninë që bëri nuk ia doli që të shënojë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like