Sport Club Gjilani njofton angazhimin e Sadat Shahinit në shtabin teknik të ekipit të parë, në rolin e asistentit të parë të kryetrajnerit Zekirija Ramadani.
Shahini do të jetë bashkëpunëtori i parë i Ramadanit në drejtimin e skuadrës, duke u bërë pjesë e stafit që do të punojë në përgatitjen, organizimin dhe realizimin e objektivave sportive të klubit.
Klubi i uron Sadat Shahinit mirëseardhje në familjen kuqebardh, si dhe suksese në detyrën e re dhe në rrugëtimin e përbashkët me klubin.




