Fitim Guda
Ne seancen e fundit te Kuvendit Komunal, isha jashtezakonisht kritik ndaj Strategjise se Zhvillimit Ekonomik te Gjilanit. Prita nje dokument serioz, te hartuar nga njerez kompetent, me njohuri te thella per ekonomine, prodhimin dhe investimet. Por, per fat te keq, dokumenti ishte skandaloz.
Sa shume po vuajme nga padituria institucionale! Nuk mund te flasesh per zhvillim ekonomik pa i kuptuar as elementet themelore te tij. Nuk mund ta ndertosh te ardhmen ekonomike te nje qyteti duke perfshire njerez pa kompetencen e duhur.
Ne vend te kesaj qasjeje, komuna eshte dashur t’i mbledhe bizneset me peshe ne ekonomine e Gjilanit, prodhuesit, investitoret dhe njerezit qe e njohin ekonomine nga pervoja e drejtperdrejte, ne nje punetori pese ditore, jashte ambienteve institucionale, ku do te analizohej gjendja reale dhe do te hartohej nje strategji konkrete, me objektiva te matshme dhe projekte zhvillimore.
Zhvillimi ekonomik nuk behet me improvizime e dokumente formale, por me dije pervoje dhe njerez qe dine te krijojne vlere.




