Mirësevjen Brenden Hardt!
Klubi i volejbollit Drita Meshkujt ka kompletuar skuadrën për sezonin e ri me transferimin e volejbollistit amerikan, Brenden Hardt.
Hardt, i gjatë 208 cm, luan në pozitën e korrektorit dhe vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu bashkuar ekipit tonë në garat e sezonit të ri.
Me fuqinë në sulm, gjatësinë dhe eksperiencën e tij, Brenden pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën dhe një vlerë e shtuar në objektivat tona.
Me këtë transferim, Drita kompleton skuadrën për sezonin e ri!
I urojmë Brenden Hardt mirëseardhje në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese me fanellën e Dritës!




