DRITA SHËNON FITOREN E DYTË, THERANDA MBETET NË VËSHTIRËSI!
———
SUPERLIGA A – MESHKUJT | XHIRO 5
GOLDEN EAGLE THERANDA 0-3 DRITA
19:25, 21:25, 24:26
Drita ka shënuar fitoren e dytë në këtë edicion të Superligës A, duke e mposhtur Golden Eagle Therandën me rezultat të pastër 3-0.
Skuadra gjilanase fitoi dy setet e para me rezultat 25:19 dhe 25:21, ndërsa seti i tretë ishte shumë më sfidues.
Theranda rezistoi deri në fund, por Drita u tregua më e përqendruar në momentet vendimtare, duke triumfuar 26:24 dhe duke e mbyllur ndeshjen pa humbur asnjë set.
Pas pesë xhirove, Drita regjistron fitoren e dytë të sezonit.
Në anën tjetër, Golden Eagle Theranda pëson humbjen e katërt dhe mbetet në kuotën e dy pikëve.
#FVK #SuperligaA #Meshkujt #Drita #GoldenEagleTheranda #Volejboll #Sezoni2026_27





