Sportet me dorë

KV Drita është fituese e Turneut Memorial “Ismet J. Ramadani”

 

KV Drita është fituese e Turneut Memorial “Ismet J. Ramadani”, pasi në finalen e zhvilluar të dielën në Ferizaj triumfoi 3:2 ndaj ekipit nikoqir, KVF Ferizaj.

Në gjysmëfinale, Ferizaj kishte mposhtur Fer Volley-n 2:0, ndërsa Drita kishte fituar me të njëjtin rezultat ndaj Skenderajt.

Ndeshja për vendin e tretë i takoi Skenderajt, qe fitoi ndaj Fer Volley me rezultat 2:0.

Të gjitha ndeshjet, përveç finales u zhvilluan me dy sete të fituara, kurse finalja u vendos pas 5 seteve te luajtura

Pas finales u bë ndarja e medaljeve dhe trofeut. Trofeun për ekipin fitues e ndau znj. Sherife Ramadani, bashkëshortja e të ndjerit, e shoqëruar nga presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci.

Medaljet e arta për fitueset, KV Drita, u ndanë nga Bahri Gjinovci, president i FVK-së, dhe Emine Ramadani, nënkryetare e FVK-së.

Medaljet e argjendta për finalistet, KVF Ferizaj, u ndanë nga Valon Nikqi, sekretar i përgjithshëm, dhe Gëzim Brahimi, anëtar i Bordit të FVK-së.

Ndërkaq, medaljet e bronzta u ndanë nga z. Qazim Reka dhe Skender Ramadani.

Në emër të familjes së të ndjerit dhe klubit nikoqir, Driton Ramadani, e dorëzoi mirënjohjen për Federatën e Volejbollit të Kosovës (FVK), të cilën e pranoi presidenti Gjinovci.

Drita e fiton këtë turne pasi vitin e kaluar ishte mposhtur në finale nga Tirana.

Turneu u organizua nga KVF Ferizaj, me mbështetjen e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), në nderim dhe kujtim të Ismet J. Ramadanit.

📷 Fotot: Astrit Bajrami

#FVK #Volejboll #IsmetJRamadani

You Might Also Like