Sportet me dorë

KH Zhegra mposht KH Drenicën

Ne ndeshjen e zhvilluar këtë të shtune ndërmjet KH Zhegra – KH Drenica fitore ka shënuar KH Zhegra me rezultat 39:28.

Ndeshja ishte mjaft e mirë, KH Zhegra gjatë gjithë ndeshjes ishte në epërsi dhe fitorja nuk u kontestua që nga fillimi.

Djelmoshat nën drejtimin e Driton Hazirit kanë treguar performancë të shkëlqyer,  në veçanti qendra Blend Agushi, Landrit Mustafi si dhe Agim Isufi.

Këtë fitore Kryesia dhe lojtarët e KH Zhegrës ia dedikojnë festës se 28 Nëntorit.

Gjithashtu edhe kategoria e kadetëve ka shënuar fitore të thellë me 30 gola diferencë.

You Might Also Like