Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, me dhimbje të thellë mori lajmin për ndarjen nga jeta e gazetarit Xhavit Salihu.
Kontributi i Xhavit Salihut në zhvillimin e gazetarisë në qytetin tonë ka qenë i madh dhe i vazhdueshëm, duke treguar gjithmonë korrektësi, zotësi dhe profesionalizëm në punën e tij. I gjithë ky angazhim u shtua akoma më shumë, me themelimin e Radio Star, nëpërmjet së cilit Xhavit Salihu e pasuroi radio-gazetarinë në Gjilan, duke përcjellë gjithmonë cdo aktivitet që e ka karakterizuar qytetin tonë.
Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje! në Gjilan, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë, kolegët, dashamirët dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit.