Futboll

Gjilani sjell një afrikan, pritet t’u bashkëngjitet në Ulqin

Klubi i Futbollit Gjilani ka angazhuar një lojtar afrikan, i cili do t’i bashkëngjitet ekipit në përgatitje, në bregdetin e Ulqinit. Lojtari Emmanuel Mbella, është emir më i ri i KF Gjilani.

Emmanuel Mbella, i lindur në vitin 1992 në Kamerun, pra është 26 vjecar dhe i gjatë 178 centimetra, lojtar me tipare ofenzive, alo e djathtë dhe qendërsulmues. Ai ka dyshtetësi edhe atë franceze dhe pasi kishte luajtur për gjeneratat e reja në Monza të Italisë, ka ndërruar disa ekipe në Rumani, pastaj në Zveibryken në Gjermani, në Olbia në Itali, në Bylis në Shqipëri dhe së fundi në Shkup.

 

Kuq e bardhët e drejtuar nga Arbnor Morina kanë marrë rrugë drejt bregdetit të Ulqinit, me ç’rast do të qëndrojnë për 10 ditë në fazën finale të përgatitjeve.

Siç merr vesh Gazetasheshi.com ardhja e fundit e gjilanasve Emmanuel Mbella pritet të udhëtojë gjatë mbrëmjes drejt kampit ku ndodhen pjesa tjetër e organikës dhe nga dita e shtunë do të bashkohet me ta në planin e përgatitjeve.

 

You Might Also Like