Viti

Reagon PDK e Vitisë rreth fushës ndihmëse

Sokol Haliti vazhdon me vendime të padrejta e skandaloze edhe  që në fillim të këtij mandate të kesaj qeverie të keqe.

Vendimi skandaloz i Sokol Halitit dhe këshilltarëve  të LDK-së lidhur me investimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve për fushat ndihmëse për Klubet Futbollistike të cilat janë antare të Superligës së Kosovës ka irituar të gjithë e në veqanti qytetarët e Pozharanit dhe sportëdashësit Vitias. Ky vendim ishte shumë i ngutshëm dhe lirishtë se mundë të thuhet që për interesa të ngushta personale me ngjyrime tejet partiake i cili padrejtësisht me ngritje dore iu mohua një e drejtë një shoqërie sportive pra KF Vllaznisë duke marrë një vendim skandaloz që fusha ndihmëse e futbollit që ishte dedikuar KF Vllaznisë si anëtare e Supërligës së Kosovës të mos ndërtohet në Pozharan apo diku në periferi të saj por në Sadovinëë të Jeerlive që është larg nga Pozharani rreth 17 kilometra !

Në rastin e Komunës së Vitisë, investimi i është ndarë për faktin që KF “Vllaznia” e Pozharanit është anëtare e Superligës dhe investimi duhet të shkoj në Pozharan e jo në Sodovinë të Jerlive siç e ka propozuar qeveria Komunale e Sokol Halitit  “Ad hoc” dhe pa kurrfarë konsultimi së paku  me Kryesinë e klubit që kishte fituar këtë donacion /sepse është anëtare e kësaj lige/dhe u votua nga këshilltarët e LDK-së e disa partive tjera, edhe pse Sodovina nuk ka klub futbollistik aktualisht / e kishte dikur para 28 viteve/  e jo tash  dhe si e tillë nuk kualifikohet për të investuar në stadiumin e saj përkatësisht djerrinën e saj ku dikur kishte zhvilluar ndeshjet!

Vendimi i Kryetarit Sokol Haliti dhe Kryesuesit të Kuvendit Komunal Naim Pira që investimin për fushë ndihmëse ta dërgojnë në Sodovin është i padrejtë dhe shkon në dëm të interesave të sportit dhe sportisteve vitias, kurse përkrah klane partiake të LDK-së që kanë për qëllim interesa të ngushta e kriminale për keqpërdorimin e këtij investimi. Kurse Vllaznisë iu bë një e padrejtë historike duke iu mohua një e drejtë që u takon dhe në këtë mënyrë të dëmtohet ky klub me një traditë 45 vjeçare i formuar që në vitin 1973.

Kërkojmë urgjentisht që ky vendim të rikthehet në Kuvend Komunal dhe investimi ti dedikohet Klubit Futbollistik “Vllaznia” në kundërtën do ti drejtohemi Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve dhe Federatës së Futbollit të Kosovës

Investimi për KF “Vllaznin” duhet ti shkoj KF “Vllaznisë”, çdo vendim tjetër është i pamoralshëm, arbitrar e josportiv.

 

Kryesia e PDK-së Dega në Viti

Janar, 2018

You Might Also Like