Kamenicë

Zeka: Para ligjit të gjithë pa dallim janë të njëjtë dhe nuk ka të privilegjuar apo të përkëdhelur

Sot zëvendësministri i Punëve të Brendshme Izmi Zeka pati një takim pune me Inspektoratin Policor të Kosovës ku u takua me u.d. e krye shefes së IPK-së znj. Miradije Kelmendi me stafin e saj. Me këtë rast zv. Ministri Zeka shprehu kënaqësinë që ishte në një takim të tillë në një institucion të rëndësishme siç është IPK-ja në kuadër të MPB-së dhe sigurisë në Kosovë. Po ashtu ishte një vlerësim i përbashkët se ky institucion që nga themelimi e deri më sot ka të arritura të mëdha të cilat kanë ndikuar në respektimin dhe sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës. Znj. Kelmendi e njoftoi zv. ministrin për punët e deritanishme dhe rezultatet që janë arritur në këtë institucion. Po ashtu përmendi edhe reformat që janë bërë brenda IPK-së e që kanë ndikuar në performancë edhe më të mirë dhe në profesionalizmin e stafit në këtë agjenci të MPB-së. ZV. Ministri shprehu mbështetjen e MPB-së për angazhimin në luftimin e dukurive negative dhe zbatimin e ligjeve në përgjithësi. Po ashtu Zeka vlerësoj se para ligjit të gjithë pa dallim janë të njëjtë dhe nuk ka të privilegjuar apo të përkëdhelur kur kemi të bëjmë me shtetin e së drejtës.

You Might Also Like