Vëllaznimi i Gjakovës ka ngulfatur lojën e një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer Bekim Isufit, kryetrajner i Dritës, i cili gjithsesi se nuk ishte i kënaqur me rezultat.
“Një ndeshje e tensionuar, e cila nuk do të duhej të ishte ashtu. Nuk kemi pritur që Vëllaznimi do t’i qasej ndeshjes në këtë mënyrë, duke zvarritur lojën. Ata ia arritën qëllimit e ne do të vazhdojmë, fitohet jashtë, barazohet Brenda, por ne do të vazhdojmë në rrugëtimin tonë”, ka thënë Bekim Isufi, kryetrajner i Dritës.