Futboll

Gjilani nuk ia del në Skenderaj

 

Gjilani nuk ia ka dalë të shënojë në kohën shtesë, ashtu sic bëri në tri ndeshjet e fundit, kurse kësaj radhe as mbrojtja nuk qëndroi dhe pësoi gol, andaj humbja ishte e pashmangshme.

Drenica e Gjilani kanë barazuar në pjesën e parë me rezultat të bardhë 0:0, megjithëse të dy ekipet patën raste të mira shënimi, sidomos vendasit, të cilët në fillim të ndeshjes kanë qëlluar edhe shtyllën nëpërmjet Hysen Tahirit, I cili që në minutën e parë ka paralajmëruar se Drenica do të kërkojë gjah të plotë.

Janë varguar më pas rastet e Abazit, Dajakut, Tahirit, Hamitit e Gashit, por vendasit nuk shënuan e as nuk shënoi as Gjilani që ka rrezikuar nëpërmjet Rusit dhe Eminhazirit.

Me të nisur pjesa e dytë e ndeshje, Gjilani pati rast ideal nëpërmjet Ergon Hysenit, por që portieri vendas shpëtoi gol të sigurt, kurse portieri I Gjilanit Donat Kaqiu shpëtoi gol të sigurt pas gjuajtjes së Dajakut.

Trajneri I Drenicës, Sadat Pajaziti, ka bërë një zëvendësim të qëlluar kur në lojë futi Ukën, I cili pas një harkimi nga këndi në minutën 54, u shkëput më së larti dhe me kokë futi topin në rrjetë.

Gjilani në fund të ndeshjes u hodh me të gjitha forcat në sulm, por përkundër sulmeve të vazhdueshme nuk ia dolën të shënojnë.

You Might Also Like