Futboll

Gjendja shëndetësore e Përparim Osmanit është stabile

Sport Club Gjilani njofton se gjendja shëndetësore e futbollistit Përparim Islami është stabile dhe jashtë ndonjë rreziku.
Futbollisti Islami pësoi një çarje në regjionin e arkadës (ana e djathtë) në një duel me futbollistin e Trepçës ’89 dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Mitrovicës.
Nga kompletimi imazherik me CT dhe konsultë oftalmologu është përpunuar plaga, duke u suturuar (qepur) plot 15 herë, me ç’rast u konstatua fatmirësisht se është kursyer syri nga ky lendim.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë Islamit shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në fushat e blerta.

You Might Also Like