Futboll

Sejdiu: Po e ndërtojmë ekipin për ndeshjen e barazhit

Gani Sejdiu, trajner i Vllaznimit të Gjakovës mirë e ka nisur detyrën e re, duke shënuar një fitore të vlefshme ndaj ekipit të Vllaznisë. Pas ndeshjes, ai është treguar tejet i matur pas kësaj fitoreje.

“Objektivi i ynë është që t’i shfrytëzojmë këto lojë të mbetura për të përgatitur ekipin për ndeshjen e barazhit. Do të bëjë një lojë eksperimentale, por lojë që do të na shërbejnë për objektivin e njëjtë për fitore për të kthyer moralin. Kështu i hymë edhe lojës së sotme, me agresivitet e ambicie për fitore, të ngrejmë moralin e ekipit, të provojmë pozicione e ta gjejmë ekipin më të mirë për barazh”.

You Might Also Like