Komuna e Likovës në Maqedoni ka paralajmëruar se këtë të hënë do të vendos gurthemelin e pikës kufitare Bellanoc-Stançiç, e kjo pikë që lidh Republikën e Maqedonisë me Republikën e Kosovës.
Ja postimi i plotë i Komunës së Likoves.
– Të nderuar qytetarë,
– Ju informojmë se nesër me fillim nga ora 14:oo do të jetë një ditë e bekuar, pasi do ta vendosim gurëthemelin e pikës kufitare Bellanoc-Stançiç, e kjo pikë që lidh Republikën e Maqedonisë me Republikën e Kosovës. Theksojmë se nesër do të jenë të pranishëm qeveritarë nga Kosova dhe Maqedonia, ambasadori BE-së në Maqedoni, ministri z.Sadulla Duraku, dhe shumë të tjerë. Andaj ju bëjmë thirrje të gjithëve që nesër ta vendosim të ardhmen e një lëvizje të lirë evropiane.
– Bëjmë thirrje publike drejt televizioneve dhe deri tek qytetarët që të gjithë së bashku nesër të jemi në pikën kufitare Bellanoc-Stançiç.
– Me respekt,
– Shërbimi për informim i Komunës së Likovës.