Libri

Poeti që nuk e kupton jetën pa poezi e pa liri

Mehmetali Rexhepi është një krijues origjinal, me lartësi të stilit, ka theksuar Nexhat Buzuku, referues.

Në 45- vjetorin e krijimtarisë së tij letrare dhe në “Ditën e poezisë”, është prezantuar krijimtaria letrare e Mehmetali Rexhepit, autor i disa librave.

Rexhepi, i njohur për lexuesit me krijimtarinë e tij artistike ka bërë emër në fushën e letrave, kurse Nexhat Buzuku, referues, ka theksuar se Mehmetali Rexhepi është një krijues origjinal, me lartësi të stilit. Sipas Buzukut, Rexhepi, që nga libri i tij i parë e ka krijuar identitetin e tij letrar dhe tashti fuqishëm është futur në fushën e letrave.

Edhe Shefik Shkodra, referues tjetër, ka theksuar se veprimtaria e Mehmetali Rexhepit, asnjëherë nuk u ndal, as atëherë kur u burgos poeti, as atëherë kur u largua nga shoqata e shkrimtarëve e as nën okupim, duke e krijuar identitetin e tij artistik, derisa Sami Hoxha, ka folur për kontributin e autorit jo vetëm në fushën e letrave, por edhe në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja.

Vetë poeti Mehmetali Rexhepi, ka theksuar se nuk e kupton  jetën pa poezi e pa liri, ngase që të dyja ia qartësojnë shikimin njeriut, andaj siq ka thënë poeti i falet lirisë dhe poezisë.

Në kuadër të “Ditës së poezisë” kanë deklamuar poetët, Hysen Kqiku, Demir Krasniqi, Selvete Abdullahu, Sarë Gjergji, Shefik Shkodra, Hydajet Hyseni, Selatin Novosella, Bilall Haliti, Ramadan Myrtaj, Sabit Rrustemi dhe Sadete Tërnava.

You Might Also Like