Libri

Të shtunën promovohet libri “Zejtaria e Gjilanit (Gjysma e parë e shekullit XX)” i autorëve Aliriza Selmani dhe Faik Neziri

Këtë të shtunë, më 09 nëntor 2024, në Bibliotekën Ndërajonale “Fan S. Noli” me fillim në ora 1200 do të promovohet libri “Zejtaria e Gjilanit (Gjysma e parë e shekullit XX)” i autorëve Aliriza Selmani dhe Faik Neziri.

Për librin do të flasin redaktori prof. dr. Behlul Brestovci, recensenti prof. Rahim Azemi dhe historiani prof. Emin Selimi, sikurse edhe dy autorët e librit Aliriza Selmani, magjistër i historisë, hulumtues i kahershëm i cili me decenie tëra bënë hulumtime për Gjilanin dhe Anamoravën dhe për disa vite me radhë drejtor në Arkivin Ndërajonal të Gjilanit dhe Faik Nezirit, master në Drejtimin Juridik – Ndërkombëtar. Moderator do të jetë letrari, magjistër Tahir Arifi.

Në këtë libër trajtohen zanatet e vjetra dhe janë evidentuar edhe zanatlinjtë e Gjilanit në gjysmën e parë të shekullit të XX.

Prania e juaj e begaton këtë festë të librit, andaj jeni shumë të mirëseardhur !

You Might Also Like