Viti

KPF diskutoi lidhur me pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Qershor 2018

Në takimin e  sotëm të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa të Vitisë që është  kryesuar nga Naim Pira ,kryesues i Kuvendit të komunës së Vitisë ,anëtarët e këtij Këshilli kanë shqyrtuar dhe kanë dhënë “vizën” për  shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Komunës  disa pika të rëndit të punës. Në këtë takim të shtatin me radhë  janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika:

Propozim vendim për aprovim të planit të veprimit lokal në mjedis, propozim vendim për hartimin e planit të veprimit lokal në biodiversitet, propozim Rregullorja për përbërjen, detyrat, përgjegjësitë dhe punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Jashtë rendit të ditës me propozimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe pas miratimit me vota të shumicës anëtarë kanë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash edhe: propozim vendimin për shpalljen në diskutim publik për propozimin për ndryshimin e Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba të Komunës së Vitisë për vitin 2019, propozim vendimi për shpalljen e diskutimit publik për propozimin e ndryshimit të Rregullores për Tatimin në Pronë të Komunës së Vitisë për vitin 2019 si dhe propozim vendimi për përzgjedhjen e anëtarëve të Komiteteve Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe Komitetit për Pjesëmarrjen e Qytetarëve në Vendimmarrje.

Megjithatë gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është biseduar për Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudha janar-qershor 2018 ku pati mendime të ndryshme nga anëtarët e këtij komiteti konkretisht të pozitës dhe opozitës mbi shpenzimet e bëra gjatë kësaj periudhe. Ndonëse për këtë mbledhje ishte paraparë të diskutohet edhe mbi Raportin e Prokurimeve dhe kontratave të nënshkruara për gjatë gjashtë mujorit të vitit 2018 me kërkesën e shumicës së anëtarëve kjo pikë është shtyrë për mbledhjen tjetër me kusht që të pasurohet me më shumë të dhëna. Ndër tjerash kryesuesi Pira, i ka njoftuar anëtarët edhe me disa rekomandime që kanë dalë nga takimet që ka mbajtur Komiteti për Komunitete. Përndryshe shumica e këtyre pikave që janë shqyrtuar dhe votuar në këtë mbledhje do të shkojnë për shqyrtim në seancën e Kuvendit Komunal i cili do të mbahet gjatë këtij muaji. Aziz Zuka

You Might Also Like