Futboll

Barazim për eliminim

Aventura e Dritës në garat ndërkombëtare ka përfunduar me një barazim ndaj ekipit Dundelange nga Luksemburgu, i cili nuk ka qenë i mjaftueshëm për të shkuar tutje në rrethin e tretë të Europa League. Ndeshja e parë në Luksemburg kishte përfunduar me rezultat 2:1 për ekipin e Dundelange, kurse kjo e sotmja në Stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë përfundoi me rezultat 1:1.

Drita mirë e nisi ndeshjen  dhe në pjesën e parë në momentin e duhur ia doli të shënojë. Xhevdet Shabani dha një gjuajtje dënimi, Leci zgjati topin me kokë për kapitenin Limani, i cili nga afërsi me kokë e futi topin në rrjetë. Drita pati edhe raste të tjera të mira, por nuk realizoi më.

Në pjesëlojën e dytë mysafirët ishin shumë më të mirë. Që në sekondën e njëzet ia dolën të barazojnë rezultatin, kurse edhe në pjesë e mbetur patën më shumë nga loja. Shpërthimet e tyre ishin sidomos nga e majta, kurse disa herë portieri vendas shpëtoi gola të sigurt.

Drita pati dy raste nëpërmjet Haxhimusës, i cili të dy herët gjuajti me kokë, një herë mbi portë e herën tjetër drejt në portierin. Për të qenë edhe më keq për vendas, pak para mbylljes së ndeshjes zëvendësuesi Zgjim Mustafa u ndëshkua me karton të kuq dhe vendasit deri në fund luajtën me dhjetë lojtarë.

You Might Also Like