Futboll

Gjilani përgatitet për ndeshjen kundër Llapit

Gjilan, 10 Prill-Kuq e bardhët mesditën e sotme kan vijuar me seancën e rregullt stërvitore, ku po përgaditen për duelin e së shtunës kundër Llapit, me sfidën e vlefshme për javën e 27-të në Ipko Superligë.

Stërvitja e sotme e drejtuar nga Mezani dhe ndihmësi i tijë Hyseni, u mbajt te fusha ndihmëse dhe zgjati për rreth 2 orë.Kryetrajneri i Gjilanit në stërvitjen e sotme punoi me disa ushtrime të ndryshme, fillimisht ai stërvitjen për futbollistët e tijë e filloi me një vrapim të lehtë pastaj vijoi me pasime te shkurta e ku vazhdoi me kordinim dhe në fund ai testoi futbollistët e tijë me lojë.

Në seancën e sotme prezent ishte edhe Hadžibulič, i cili është rikthyer në aksion, ku sot ka stërvitur i veçuar nga grupi tjetër i futbollistëve së bashku me Vilfor Hysën dhe brenda javës tjetër të dy futbollistë do të bashkangjiten me pjesën tjetër të skuadrës.

Gjilani stërvitjet do t’i vijoj edhe në mesditën e nesërme në lokacionin e njejtë.

You Might Also Like