Futboll

Ja kur do të zhvillohet ndeshja SC Gjilani – FK Liepaja

Ndeshja ndërmjet SC Gjilanit dhe FK Liepaja e vlefshme për Europa Conference League do të zhvillohet këtë të enjte më 7 korrik me fillim në ora 20.00 në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në SC Gjilani theksojnë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje dhe se janë të gatshëm për këtë ballafaqim në të cilin SC Gjilani do të hyjë me katër mungesa në ekip, sa për shkak të kartonëve dhe lëndimeve./kryelajmi.com/.

 

You Might Also Like