Drita dhe Trepça ’89 kanë marrë nga një pikë në ndeshjen kampionale që është luajtur në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.
Mysafirët kanë shënuar në pjesën e parë e vendasit në atë të dytën për të vënë rezultatin përfundimtar 1:1.
Të parët kanë ardhur mysafirët në minutën 27, nëpërmjet lojtarit të tyre Traore, i cili ka gjuajtur nga largësia dhe ka shënuar në portën e Rexhepit.
Drita ka patur topin në pronësi, por pa ia dalë që të shënojë.
Në pjesëlojën e dytë, Drita ka sulmuar më me ngulm. Goli i barazimit ka ardhur në minutën 77. Xhevdet Shabani dha një gjuajtje dënimi nga largësia, kurse topi është devijuar nga muri i gjallë dhe është përplasur në rrjetë. Katër minuta pa u mbyllur ndeshja Endrit Krasniqi (Dri) gjuajti fuqishëm, por qëlloi vetëm shtyllën pingule.
Drita: Rexhepi, Osmani, Limani, Gërbeshi, Haliti, B.Shabani, Shaqiri, Vucaj, Krasniqi, Xh.Shabani, Haxhimusa. Kryetrajner: Ardian Nuhiu
Trepça ’89: Beqiri, Muja, Asare, Basriu, Mersini, Jashari, Traore, Hoti, Hyseni, Hyshmeri, Manaj. Kryetrajner: Sabit Osmani
Gjyqtarë: Alban Shala, Granit Hyseni, Edmond Zeqiri, Visar Kastrati
Stadiumi: “I Qytetit” – Gjilan