Këshilli i Pozharanit,me të cilin udhëheq kryetari Ilir Zuka,që nga themelimi këtë vit, është treguar mjaft aktiv në inicimin dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme në përmirësimin e jetës së qytetarëve por edhe të mbrojtës së ambientit.
Në vazhdën e këtyre iniciativave të iniciuara nga Këshilli sot është organizuar aksioni për pastrimin dhe rregullimin e Sheshit “Mejdi Korrani” në Pozharan e në ndihmë për të realizuare këtë aksion ka dalë Kompania “”Blini Dekor” e Pozharanit me pronar Mufail Halabaku i cili në pastrimin vullnetarë të ambientit si brenda ku është vendosur shtatorja e dëshmorit Mejdi Korrani, është angazhuar me kapacitetet e saja teknike dhe fuqinë punëtore.
Gjatë kësaj pune që është bërë sipas fjalëve të Mufail Halabakut, janë grumbulluar rreth 20 thasë mbeturina, por edhe është pastruar dhe rregulluar edhe gjelbërimi që është pjesë ku është vendosur shtatorja e dëshmorit.
Vlen të theksohet se Kompania”Blini Dekor” tash e me vite përkujdeset vullnetarisht dhe pa kurrfarë kompensimi në mirëmbajtjen e këtij Sheshi.
Ndryshe, krahas këtij aksioni si dhe të aksionit për pastrimin e varrezave të fshatit që janë kryer me sukses gjatë muajit korrik, është duke vazhduar edhe aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare për ndërtimin e shtëpisë së re të Hajdin Demirt, aksion ky që është iniciuar gjithashtu nga Këshilli i Pozharanit. Aziz Zuka
.