Gjilan

Fazliu: Objektivë e Kadastrit të Gjilanit është identifikimi i pronave të braktisura

16 janar 2020 – Drejtoria e Gejodezi, Kadastër dhe Pronë në Gjilan i ka shqyrtuar me sukses 6103 kërkesa të qytetarët në vitin 2019, prej 6232 sa kanë qenë gjithsej.

 

Drejtori i kësaj drejtorie, Salif Fazliu, në një konferencë me gazetarë, ka thënë se viti 2019 mund të cilësohet shumë i suksesshëm në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Janë vetëm 129 kërkesa që janë në proces të vitit të kaluar, të cilat janë brenda afatit ligjor. Kërkesat kanë qenë kryesisht për regjistrimin e të drejtave pronësore, intabulimin e hipotekave bankare, regjistrimin e masës së përkohshme të sigurisë, regjistrimin e barrave tatimore, regjistrimin e vendimeve përfunditmare të shpronësimit, regjistrimin e  të drejtës së servitutit, si dhe shumë shërbime të tjera kadastrale dhe gjeodezike”, ka deklaruar Fazliu.

Ndërkaq, sipas Fazliut, një punë e jashtëzakonshme është në pajisjen e qyetatërve me dokumentacionin kadastral, siç janë certifikatat e pronës, të gjendjes ekonomike dhe kopjet e planit.

“Gjatë vitit 2019 janë lëshuar gjithsej 18 mijë e 653 certifikaka dhe kopje te planit. Ka qenë një vlug i jashtëzakonshëm i kërkesave të qytetarëve për këto dokumente, sidomos gjatë kohës dhënies së subvencioneve të bujqësisë dhe në kohën kur i kemi pushimet e bashkatdhetarëve në vendlindje”, ka thënë drejtori i DGJKP, Salih Fazliu.

Fazliu, në fund, ka deklaruar se objektivë e kësaj Drejtorie është identifikimi i pronave të braktisura nga pronarët dhe subjektet e ndryshme juridike, të cilët nuk kanë trashëgimtarë.

“Këto prona, sipas ligjit mbi pronësinë, konsiderohen prona komunale, të cilat do t’i regjistrojmë në emër të Komunës”, ka përfunduar Fazliu.

Zyra për Informim

You Might Also Like