Gjilan

Katër pjesëtarë të stafit të Pediatrisë në Gjilan dalin pozitivë me COVID-19

Një infermiere nga Gjilani, e cila punon në një spital privat në Prishtinë, ka infektuar një pjesë të stafit në Klinikën e Pediatrisë në Gjilan.

Në mesin e 10 personave që kanë dalë pozitivë me koronavirus mbrëmë në Gjilan 4 janë nga stafi i Pediatrisë në Spitalin Rajonal të këtij qyteti.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Selami Xhemaili, i cili ka thënë se 4 pjesëtarë të stafit në Pediatri janë prekur nga koronavirusi pasi nëna e infermieres punon në Pediatrinë e Gjilanit.

“Nëna e infermieres që ka dalë pozitive ka punuar në Pediatri dhe nga aty është prekur një mjek, dy infermiere dhe një punëtore teknike”, ka thënë Xhemaili.

Pas kësaj, Shtabi Emergjent në Gjilan ka marrë vendim që nga mbrëmë të mbyllet Klinika e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të kësaj komune.

You Might Also Like