Gjilan

Frymëzuesi i ëndrrave të fëmijëve pensionohet për nga mosha, jo për nga letërshkrimet

Fehmi Syelejmani

Jo rastësisht ngërzitë e mëdhenj lidhen me data të rëndësishme. Pikërisht kur po festohej dita e çlirimit të Kosovë s, Avdush Canaj, ish – i burgosur politik, mësimdhënës, gazetar, redaktor dhe poet përmbyll me sukses një periudhë të gjatë krijuese dhe shumë frymëzuese, duke u pensionuar me shpresë brezat e ardhshme do të kenë cka të marrin nga veprimtaria e tij, që nuk do të ndalet me kaq.

Avdush Canaj, nuk ishte vetëm i fëmijëve, i lexuar edhe nga nënat e gjyshet dhe prindërit në përgjithësi, që po kujdeseshin për rritjen e fëmijëve, që nga djepi, duke ua kënduar vargjet aq të bukura engjëllore dhe melodike me plotë ngjyra jete.

Avdush Canaj u lind më 12 qershor të vitit 1955 në fshatin Koretin të Kaminicës, Dardanës së sotme. Shkollën fillore dhe atë të mesme, i mbaroi në Gjilan ndërsa studimet themelore në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë. Nga viti 1977 punoi në Radio Televizionin e Prishtinës, mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Ulët “Selami Hallaçi” të Gjilanit, gazetar i akredituar në Radio Shkup, gazetar në gazetën” Bota Sot “, redaktor i revistës letrare për fëmijë “Ylberi”.

Në vitin 1983 dënohet më 5 vjet burgim, nga Gjykata Ushtarake e Sarajevës, “ si intelektual i rrezikshëm “. Gjatë hetuesisë ushtarake serbe në Mostar e Sarajevë, pa në tavolinat e sigurmicave ushtarakë dosjen e të vëllait, poetit Alush Canaj, të vrarë në shkurt të vitit 1972 në Gjilan nga UDB`-ja jugosllave dhe informatorët e tyre.

Në vitin 1998, disa reportazhe të tij për luftën në Drenicë, janë botuar edhe në përiditëshmen gjermane “Frankfurter Rundschau” përkthyer nga Barbara Langmack.

Nga vera e vitit 2005, e deri sa u pensionua, punoi në Radio Televizionin e Kosovës, më 12 qershor 2020, fillimisht në Programinë për fëmijë e më vonë në Redaksinë dokumentare.Teleshikuesëve do t’u mbetët gjatë kujtesë seria: Libri i hapur si dhe dokumentarët për figurat e njohura atdhetare.

Poezia e tij është çmuar dhe vlerësuar nga kritika letrare. Për të është thënë se “Është njëri nga shkrimatarët më mirë të letërsisë për fëmijë dhe të rinj që me një elegancë të rrallë e gdhend vargun duke e veshur me metaforat, nga më të bukurat dhe më origjinalet, që mund t`i gjejnë vetëm lirikët e rrallë në pyllin e madh të poezisë”

Është përfaqësuar në disa antologji shqipe për fëmijë e të rinj e në libra shkollorë. Disa poezi të tij janë bërë këngë nëpër festivalet për fëmijë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e diasporë.

Deri më tash botoi:

“Gjeneral po epoleta” (poezi), Rilindja, Prishtinë, 1993;

“Lepurushi i çokollatave” (tregime), Flaka, Shkup, 1994;

“Gonxhja nga Jupiteri” (poezi), Rilindja, Prishtinë, 2000.( Libër më i mirë i vitit);

“Zogu në derë” (poezi ), Rilindja, Prishtinë, 2003;

“A fle peshku me pizhame”, (poezi), Rozafa, Prishtinë, 2008. (Merr Çmimin Letrar “ Ymer Elshani “ nga “ Karvani i Shkrimtarëve për fëmijë Agim Deva”);

“Mollë me syze ”(poezi), Rozafa, Prishtinë, 2010;

“Dallëndyshet e gjumit” (tregime-roman), Zef Serembe, Prishtinë, 2011;

“Fluturat me sandale” (poezi), Rozafa, Prishtinë, 2013;

“Ylli pikturon ëndrrën” (poezi), Rozafa, Prishtinë, 2015;

“Porta e këngës” (poezi), Faik Konica, Prishtinë, 2017;

“Planeti i buzëqeshjes” (poezi), Faik Konica, Prishtinë, 2018. ( Merr Çmimin vjetor për letërsi “ Vehbi Kikaj “)

“Buzëqeshje prej dielli” (poezi), Faik Konica, Prishtinë, 2019.

“Të pret një yll” (poezi), Lena Graphic, Prishtinë, 2020.

Jeton në Gjilan.

..

“Unë jam rritur në Televizion, dhe të ndahesh tash nga ai, qenka bukur vështirë. Aty e kam mësuar fluturimin drejt magjive televizive. Ndarja nga ai dhe shokët e shoqet e punës më ka mallëngjyer shumë. Do t’i kujtoj me dashuri dhe respekt. Unë jam shkrimtar, krijoj për fëmijë e të rinj, pra nuk do të jem në pension. Tashti fillon puna ime më e madhe krijuese”, kështu ka thënë Canaj, në ditën e parë të pensionimit të tij.

Gjurmë t e punës së Avdush Canajt, përpos punës në krijimtarinë letrare për fëmijë do të mbesin përgjithmonë edhe në zejen e mësimdhënësit të Gjuhës dhe letërsisë shqipe, duke dëshmuar një profesionalizëm të pashoq, në mishërimin e gjuhës sonë të pastër tek të rinjtë, aktivitetet dhe bashkëpunimet kreative dhe shumë modeste në për orët letrare, i lexuar nga të gjithë , frymëzues, mik, shok dhe koleg i afërt, këshillues dhe bashkëpunues me virtyte të larta e të pastra miqësore.

 

You Might Also Like