Sport Club “Gjilani” ka bërë goditjen e radhës në këtë afat kalimtar duke e ‘blinduar’ mbrojtën.
“Kuqebardhët” kanë prezantuar qendërmbrojtësin, Ivan Fustar, i cili bëhet futbollisti i tretë me shtetësi kroate.
Gazeta “Sheshi” ditën e 7 shkurtit kishte raportuar ekskluzivisht për këtë prurje të nënkampionit të Kosovës.
Fustar nuk është emër i panjohur për futbollin shqiptar, pasi që disa edicione më parë pjesë pjesë e Flamurtarit të Vlorës, teksa një edicion e kaloi edhe te Kamza.
Mbrojtësi 31 vjeçar nga Spliti vjen te Gjilani pas aventurës dy vjeçare te skuadra qipriote Nea Salamis.
Kur kanë mbetur edhe tri ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës, gjilanasit janë duke punuar me intensitet të shtuar për të forcuar organikën e tyre me futbollistë të rinj.