Futboll

Enver Sermaxhaj, trajner i ri i portierëve në skuadrën e Gjilanit

Gjilan, 8 Shtator 2020-Sport Club “Gjilani”, ditën e sotme ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ish portierin e skuadrës sonë, Enver Sermaxhaj.
Sermaxhaj, i bashkohet shtabit teknik të skuadrës, ku do ta ushtrojë rolin e trajnerit të portierëve në skuadrën e Gjilanit.
Kujtojmë se Enver Sermaxhaj në periudhën 10 vjeçare kishte mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Gjilanit, ku nga viti 2000 e gjerë në vitin 2010, ishte pjesë e kuq e bardhëve dhe ndër to vite kishte bartur edhe shiritin e kapitenit të skuadrës.
Sermaxhaj në skuadrën e Gjilanit vie pas vendit të lënë bosh nga ish trajneri, Afrim Ajdini, i cili më nuk do të jetë pjesë e shtabit teknik të skuadrës sonë, me ç’rast klubi e falemnderon për kontributin e dhënë ndër vite për Gjilanin.

You Might Also Like