Në takimin e sotëm të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim që u mbajt nën kryesimin e kryetarit të komunës sokol Haliti, është analizuar gjendja aktuale në komunën e Vitisë, si dhe gjendja shëndetsore e të prekurvë me Covid 19. Në këtë takim u bë e ditur se aktualisht në këtë komunë janë 67 raste aktive. Temë qendrore e kësaj mbledhje ishte çështja e përgatitjeve që janë bërë dhe po bëhën për fillimimin e vitit të ri shkollor.
Kryetari komunës Sokol Haliti, kërkoi nga drejtoritë gjegjëse që të përkushtohen rreth përgatitjeve të objekteve shkollore, si dhe që të bëhet gjatë vikendit dezinfektimi i tyre dhe klorifikimi i oborreve, në mënyrë që për të hënën të jetë gjithçka gati.
Gjithashtu, u kërkua që shkollat të pajisen me dezinfektues e masa të tjera mbrojtëse. “Shpresojm që të filloj mbarë ky vit i ri shkollor dhe të mos kemi probleme.
Kërkoj edhe nga personeli, edhe nga nxënësit që të zbatojnë rekomandimet në marrjen e masave parandaluese ndaj Covid 19”, ka thënë kryetari Haliti. Po në këtë takim, nga drejtori i Arsimit Basri Aliu, u tha se do të bëhet testi personelit arsimor në disa faza që janë paraparë në planin e hartuar nga Ministria e Arsimit.Aziz Zuka