Futboll

Muamer Svarka gjen klub të ri

Sport Club “Gjilani” dhe mesfushori boshnjak, Muamer Svarka, e kanë ndërprerë bashkëpunimin ne mënyrë të dyanshme.

Kurse, sot ish-futbollisti i Kombëtares së Bosnjës dhe Herzegovinës është bërë me klub të ri, shkruan Gazetasheshi.com

32-vjeçari është rikthyer për të luajtur në Premierligën e Bosnjës, me skuadrën FK Krupa.

Svarka ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me skuadrën elitare.

Më parë futbollisti ka luajtur në këtë ligë, duke u paraqitur për skuadrën Zeljeznicar, Travnik dhe Olimpik, ku ishte tre vite më parë.

Kujtojmë që ish-futbollisti i Gjilanit ka gjashtë paraqitje për ekipin kombëtar të Bosnjës.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like