Trashëgimi

KATALOGU I MUZEUT TË GJILANIT

Gjilani, si qendër komunale dhe, njëkohësisht dhe qendër e Kosovës Lindore, nga 28 Nëntori i këtij viti, edhe zyrtarisht do bëhet me muze, i emëruar tashmë, Muzeu i Qytetit të Gjilanit.
Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore e Gjilanit, e cila nga themelimi e këndej, në këto 12 vite të punës dhe veprimtarisë së saj, një pjesë të angazhimit të parreshtur në terren e ka orientuar në vazhdimësi në gjetjen dhe grumbullimin e eksponateve dhe artefakteve të ndryshme, të cilat me një përkujdesje të parreshtur dhe në kushte thuaja jo dhe aq të mira, i ka ruajtur pikërisht për këtë ditë,që përmes themelimit dhe funksionaklizimit të Muzeut, t’ia ofrojë dhe publikut, si një pasuri e rrallë e traditës sonë mijëvjeçare.
Tash, me rastin e zyrtariizimit të Muzeut, kjo Qendër… e pa të udhës ta publikojë edhe katalogun , brenda kopertinave të të cilit,kanë gjetur dhe janë renditur 223 eksponate dhe artefakte, me shënime përcjellëse.
Vlenë të potencohet se, ashtu siç e do edhe rendi, këto eksponate, artefakte si dhe numizmatika, janë sistemuar sipas llojit që karakterizohen: në eksponate e artefakte arkeologjike, poçari, thesare druri,mjete pune, veshje dhe shtrojë, elemente kuzhine e numizmatikë.
Ky katalog i përgatitur bukur edhe nga ana teknike, do ekspozohet dhe do të shpërndahet pikërisht në ditën e përurimit të Muzeut – më 28 nëntor 2016, në mesditë…

You Might Also Like