Gjilan

Ismajli: Situata me COVID-19 në Gjilan e menaxhueshme, s’ka vend për shqetësim

 

Gjilan, 21 tetor 2020 – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se situata me COVID-19 në Gjilan është e menaxhueshme, pas rritjes së numrit të rasteve pozitive, gjatë ditëve të fundit.

 

Ismajli ka thënë se nuk ka vend për shqetësim, por duhet të jemi më të kujdesshëm për ta parandaluar përhapjen e virusit.

 

“E vemja mënyrë e parandalimit të përhapjes është bartja e maskave, larja e duarve dhe mbajtja e distancës mes nesh. Kjo duhet të respektohet me përpikmëri nga institucionet publike, shkollat e gastronomi.a Sa i përket infeksionit në dy shkolla, njërën private dhe tjetrën publike, nuk bëhet fjalë për mbylljen e tyre. Jemi duke e bërë hulumtimin e fundit për këtë”, ka thënë Ismajli, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

Gjendja e përgjithshme në Gjilan sa i përket përballjes me COVID-19, është kjo: 1187 raste pozitive në total, 998 të shëruar, 140 raste aktive, 49 të vdekur, 13 në hospitalizim dhe 160 mostra në pritje.

You Might Also Like