Gjilan

Haziri falënderon Besnik Benz për donacionin në vlerë prej 20 mijë euro për shëndetësinë primare

Gjilan, 4 maj 2019 – Në Komunën e Gjilanit, sot donatori Besnik Benz, nga Lladova, i cili jeton dhe punon në Genevë të Zvicrës, ka sjellë donacionin e dytë për këtë vit që i dedikohet fushës së shëndetësisë primare dhe atë garderobë, material sanitar dhe teknik që përkujdesja ndaj pacientit të jetë me kushte më të mira.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri ka falënderuar donatorin për këtë përcaktim që brenda vitit për dy herë me radhë të mbështes shëndetësinë e Gjilanit dhe njëkohësisht krijimin e kushteve më të mira edhe për pacientët.

“Falënderoj donatorin Besnik Benz, i cili jeton në Zvicër për donacionin e dytë brenda këtij viti. Është një kontigjent që do të ndikoj në përmirësimin e kushteve në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Gjilan. Vlera e këtij kontigjenti është mbi 20 mijë euro dhe është për institucionin i cili mbulon një numër të konsiderueshëm për të gjithë qytetarët e Gjilanit. Në emër të qytetarëve të Gjilanit, e falënderoj donatorin dhe jemi mirënjohës për këtë mbështetje të madhe që i dedikohet komunës tonë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërsa drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemajli, tha se është një moment shumë i mirë kur pranohet donacion dhe konfirmoi se me mbështetjen e kryetarit i cili shëndetësinë e ka prioritet, do të vazhdohet me punë edhe në rrafshin e investimeve për rastet dhe kategoritë sociale por po bëhen punë të mira në vazhdimësi edhe për të gjitha fushat që mbulon kjo Drejtori, derisa ka falënderuar donatorin për mbështetjen e vazhdueshme.

E nga ana e tij, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fejzulla Berisha, tha se ky donacion është i mirëseardhur sepse materiali sanitar është mëse i nevojshëm për QKMF-në sepse edhe fluksi i qytetarëve gjatë kësaj kohe është më i madh dhe është mirë që të gjitha ambullantat, por pse jo edhe për Spitali Regjional, nëse ka nevojë mund të marrë një pjesë të ketij donacioni që ndikohet pozitivisht edhe në punën e mjekëve.

You Might Also Like