Gjilan

SC Gjilani e Skifterat vendosin kurora lulesh mbi varrin e Arianit Robellit

Arianit Robelli që është varrosur sot në Varrezat e Stadiumit të Qytetit në Gjilan, ishte tifoz i flaktë i SC Gjilanit dhe pjesë e pandashme e tifoklubit Skifterat.

Këtë të shtunë, në varrimin e tij kanë marrë pjesë edhe kryesia e SC Gjilani, lojtarë dhe tifozë, të cilët në shenjë nderimi e respekti për jetën dhe veprën e Arianit Robellit kanë vënë kurora me lule mbi varrin e të ndjerit.

Arianit Robelli do të kujtohet gjithmonë nga SC Gjilani dhe tifozët e flaktë “Skifterat”./kryelajmi.com/.

You Might Also Like