Viti

Realizim i ulët i të hyrave vetanake në buxhetin komunal këtë vit krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar

Nën kryesimin e Naim Pirës,kryesues i Kuvendit të komunës  është mbajtur sot seanca e shtatë e Kuvendit Komunal , me që rast janë shqyrtuar një sërë  pikash të rendit të punës të parapara për këtë mbledhje. Fillimisht,kryesuesi Naim Pira informoi këshilltarët komunal me  gjendjen më të re në këtë komunë   lidhur me situatën aktuale me Pandeminë Covid 19, ku u bë e ditur se në komunën e Vitisë, aktualisht janë 18 raste aktive dhe se sipas tij kjo gjendje nuk mund të themi se është e mirë pasi që gjendja ende është serioze dhe ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes dhe ti përmbahen masave të parashikuara nga IKSHK-ja me qëllim që të tejkalojmë këtë gjendje.

 

E më pas, këshilltarët parashtruan pyetje udhëheqjes dhe ekzekutivit të komunës, kë të zëshmit me vrejtjet e tyre në punën e qeverisë komunale  dhanë këshilltarët e KK-së nga opozita. E në vazhdim ndër pikat që më së shumti u diskutua në këtë mbledhje, ishte ajo e pasqyrave financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Shtator 2020.

Duke prezantuar pasqyrat financiare, drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Ibrahim Ramiqi, theksoi se përgjatë periudhës janar-shtator 2020, buxheti komunal është shpenzuar për 91.6 %. Sa i përket të hyrave vetanake, janë realizuar 73.97 % , që krahasuar me vitin e kaluar, është realizim më i ulët i të hyrave, si pasoje e situatës epidemiologjike.

Ndërkaq, shpenzimet në investimet kapitale, gjithnjë sipas periudhës Janar-Shtator 2020, sipas tij, arrijnë shumën në 1.214.617 €. Në këtë seancë, u aprovuan pikat si ajo e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të propozim rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës, propozim vendimi për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave të ankandit publik për dhënien e pronës në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë, propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të Pronës Komunale NPSH “ARENA SPORT” në Kabash, pastaj nisma për nxitjen e bashkëpunimit nder komunal e kryetarit të komunës së Vitisë me Komunat e Republikës së Kosovës në fushat e përgjithshme si infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj, propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës së kryetarit të komunës së Vitisë me Komunat e Republikës së Kosovës në fushat e përgjithshme si infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj, propozim vendimin për autorizimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë, për të filluar konsultimet me Komunat e Republikës së Kosovës në fushat e përgjithshme si infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj.

U  dha një informatë lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Vitisë për vitin e përfunduar me 31.12.2019, u prezantua plani i Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga zyra Kombëtare e Auditimit për Vitin 2019, një informatë e prokurimeve dhe kontratave të nënshkruara për nëntëmujorin 2020, si dhe një informatë për raportin e performances për vitin 2019 të Komunës së Vitisë.

E si pika shtesë që u përfshinë në këtë seancë, ishte propozimi për ndarjen e mjeteve financiare për çdo viktimë të komunës së Vitisë, nga Covid 19, pikë kjo që u aprovua njëzëri nga këshilltarët, si dhe u miratua edhe propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit paraprak 01-110/05-541 të datës 30.06.2020, për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik. Aziz Zuka

You Might Also Like