Viti

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti i befasuar me futjen e kësaj komune në zonën e kuqe

Qeveria e Kosovës bazuar në Vendimin më të ri të Ministrisë së shëndetësisë të Kosovës e në kuadër të masave që po ndermirën në Pandemi për mbrojtjen nga virusi KOVID 19 ka futur këtë komunë në Zonën e kuqe. Lidhur me këtë vendim Sokol Haliti kryetar i Vitisë ka thënë të jetë tepër i befasuar me këtë vendim qeveritar. Duke u prononcuar lidhur me ketë vendim më  të ri të Ministrisë së Shëndetësisë për futjen e kësaj komune në zonën e kuqe të infeksionit me COVID-19.

Duke u prononcuar  rreth kësaj çështje Sokol  Haliti tha se pasi që është marrë vendimi, ai është njoftuar për masat e reja për këtë komunë.

“ Unë për këtë vendim jam njoftuar 5 minuta para orës 19:00, jam informuar që Komuna e Vitisë do të futet në zonën e kuqe. Patjetër që është dashur me u konsultuar, gjithsesi. Megjithatë, vendimi është marrë dhe ne do ta respektojmë” , tha Haliti.

Po ashtu, ai tregoi se numri i rasteve aktive në këtë komunë është 166 dhe që sipas tij situata e tanishme është e menaxhueshme.

“Numri i rasteve aktive me koronavirus është 166. Ne jemi duke menaxhuar situatën dhe e kemi menaxhuar që nga fillimi.

Vitia ka qenë në menaxhim e suksesshme që nga lajmërimi i parë i personit të infektuar me këtë virus me 13 mars të këtij viti, megjithatë situata e tanishme është qfarë është, në Kosovë, në regjion dhe në botë me pandeminë nuk bënë përjashtim Kosova dhe as Vitia në këtë situatë”, tha ndër të tjera Haliti.Aziz Zuka

You Might Also Like